TIRANË- Këngëtari i muzikës popullore, Spartak Xhaferraj rezulton gjithashtu si pjesë e listës së të dhënave të publikuara sot nga hakerat iranianë, sipas të cilëve i përkasin databazës MEMEX. Në listën e të dhënave, të siguruara edhe nga Dosja.al daloohet dhe emri i Xhaferrajt në databazë.
Këngëtari është bërë i njohur me këngën e titulluar “Qejf o qejf i qerrata”, por nuk dihen ende arsyet pse figuron emri i tij në këtë listë me të dhëna.
“Qejf o qejf o qerrata”, këngëtari i njohur i muzikës
Spartak Xhaferraj
Sot hakerat “Homeland Justice” publikuan të dhëna që sipas tyre kanë dalë nga kartoteka e Policisë së Shtetit dhe programit MEMEX. Por çfarë është MEMEX?
MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal. Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione. Goditja e sotme nga Homeland Justice e zhbën këtë sistem. Puna e disa viteve të punonjësve të policisë tashmë është e minuar.