SHKODËR- Një sherr mes disa personave ka ndodhur në Shkodër pasditen e sotme. Sipas njoftimeve paraprake bëhet e ditur se dy persona kanë përfunduar në spital si pasojë e plagosjes me thikë. Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit “Loro Boriçi”.

Rrethanat e konfliktit janë ende të paqarta dhe policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të hetuar për veprime të metejshme. Identiteti i personave ende nuk është bërë i ditur.