FIER- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më herët në afërsi të Fierit. Mësohet se është qëlluar drejt një berberane në pronësi të Bledar Koçit, por fatmirësisht nuk ka persona të plagosur.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e autorit, të identifikuar si Geraldo Mahmuti, 30-vjeç.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 15:30, në fshatin Fermë Çlirim, shtetasi G. M., 30 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të berberanës së shtetasit B. K., 33 vjeç.
Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë të Forcës Operacionale dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e shtetasit G. M.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.