PEQIN- Rreth orës 11:10, në spitalin e Peqinit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi D. Ç. 55 vjeç, banues në Peqin, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, gjatë një konflikti mes shtetasve Diell Çela dhe Sokol Dehima, shtetasi Sokol Dehima dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin Diell Çela, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit Sokol Dehima.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Diell Çela ka qenë kryetar i PD Peqin. Ai është kërcënuar më parë për jetën edhe në vitin 2016.





