Qëllohet me thikë Bledar Troshani nga Shkodra.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në katin e tretë të shtëpisë së Troshanit, në afërsi të Drejtorisë së Tatimeve në Shkodër.

Rrethanat e ngjarjes janë të dyshimta, pasi nuk dihet se si autori ka hyrë në banesën e Troshanit dhe e ka plagosur duke e qëlluar me thikë.

I plagosuri është dërguar me Urgjencë në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.