Një politikan lokal në Kentaki i ka mbijetuar të shtënave brenda zyrës së tij mëngjesin e së hënës.
Policia tani ka kapur individin që qëlloi Craig Greenberg, i cili kandidon për të qenë kryebashkiaku i ardhshëm demokrat i Louisville, citon BBC, transmeton Noa.al.
Ende nuk dihet asnjë motiv në lidhje me ngjarjen. Sipas policisë, të shtënat iu drejtuan Greenberg, por askush nuk u lëndua fatmirësisht.
“Ne e konsiderojmë veten shumë me fat sot,” tha shefi i policisë së Louisville, Erika Shields në një konferencë për shtyp të hënën pasdite.
As policia dhe as zyra e kandidatit nuk i janë përgjigjur kërkesave për koment. Greenberg më vonë postoi në Twitter se ekipi i tij ishte i sigurt dhe ai do të jepte një prononcim në kohën e duhur.