Qeni i saj kafshoi një të moshuar, nis procedimi për gruan në Cërrik
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Gj. P., 59 vjeçe, banuese në fshatin Gostimë, pasi qeni që ajo mbante, ka kafshuar në dorë, një 88-vjeçar.
Ende nuk dihet në gruaja lëshoi me qëllim qenin apo jo.