Një aksident gjatë grabitjes zbulon bandën që kreu 400 vjedhje në 2 shtete.

Një bandë kriminale shqiptare që kryente grabitje në Francë dhe Belgjikë do të gjykohet së shpejti në gjykatën e Versajës.

Hetuesit kanë përfunduar tashmë dosjen, ku rezulton se përgjatë viteve 2019-2020, kjo bandë e përbërë nga 10 shqiptarë të moshave nga 30 deri në 50 vjeç, ka kryer të paktën 400 grabitje në këto 2 shtete.

Hetimi filloi në fillim të vitit 2019, ku një nga hajdutët u plagos, pasi ra nga kati i dytë i një shtëpie. Pas shtrimit në spital, ai u mor në pyetje, duke zbuluar anëtarët e tjerë të bandës.

Pjesa më e madhe u arrestua në Francë dhe të tjerët në Belgjikë, ndërsa në pranga ra edhe një gjeorgjian 63 vjeç, i cili shiste sendet me vlerë që i sillte banda. Gjatë kontrolleve, hetuesit konfiskuan 50 kilogramë bizhuteri ari, 11,000 euro, një armë dhe dy automjete.