Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një intervistë për gazetaren Bianna Golodryga për median prestigjoze amerikane CNN.

Ai foli për situatën e afganëve, dhe hapjen e dyerve që bënë shqiptarët për strehimin e tyre në një moment të vështirë.

“30 vite më parë kemi qenë ne afganët për vëllezërit tanë italianë, kështu që askush më mirë se ne e kupton situatën e tyre. Kur nuk je shumë i pasur, kujtimet janë shumë të pasura.

Nuk bëhet fjalët për besim apo ngjyra, bëhet fjalë për njerëz, duhet t’iu japim strehë në një moment krize të thellë.

Nuk medoja për artin kur dola në rrugë për të kërkuar ndryshimin e regjimit. Si mund t’i lemë këta njerëz të vdesin? Si mund t’u mbyllim dyert atyre në një kohë si kjo, kur vendin e ka përpirë lufta?”

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se numri i afganëve që do të strehojë vendi ynë është rreth 4000.

Sipas tij, fillimisht do të vijnë 2000, që do të pasohen nga 2000 të tjerë.

“2000 që janë listuar dhe 2000 të tjerë që ne po punojmë për t’i pritur. Do jenë rreth 4000 mijë”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here