TIRANË- Kryeministri Rama gjatë një interviste në emisionin “Opinion” ka dhënë shpjegime lidhur me interesimin e investitorëve të huaj për Sazanin, ku pohoi se bëhet fjalë për një grup të kryesuar nga Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump. Rama ka thënë se projekti për ishullin e Sazanit projektuar nga grupi i përfaqësuar nga dhëndri i ish-Presidentit amerikan Donald Trump do ta kthejë këtë zonë në xhevahirin e turizmit në Mesdhe.

Rama: Ka ndodhur ajo që po ndodh ajo me të tjera investime. Ka ardhur një grup që ka në krye dhëndrin e Presidentit Trump. Ne nuk kemi asnjë projekt zyrtar për Zvernecin por kemi një kërkesë zyrtare nga ky grup investitorësh…

Fevziu: Kush grup ?

Rama: Kush grup, po më lërë të flas… Charls Mcgonigali (ironizon). Ka një kërkesë zyrtare për Sazanin. Për të bërë në Sazan një investim që ta transformoj Sazann që ka qenë dëshira dhe e parardhësve të mi që ka qenë fiksimi im që kur se kam ardhur në detyrë. E kemi refuzuar disa investitor të mëdhënj, që nuk kanë qenë qasje të përputhura me tona. Shpresoj që Sezani të bëhet kurora e Mesdheut. Duam të jetë një destinacion turstik, ku të jetë mes natyrës dhe ndërhyrjes së njeriut. Duam të jetë një destinacion i konsumatorëve më të mëdhenj të turizmit në botë. I sjellë Shqipërisë një burim të ardhurash për shqiptarët. Nuk do jetë për turizmin masiv por për një turizmin e lartë. Aty do vij 1 turistë që do shpenzoj sa 100 turistë masiv.