Një çift të moshuarish janë në mesin e pesë viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi pasditen e sotme në Qafë-Muzinë, në aksin Gjirokastër -Sarandë.

Fiqiri dhe Drita Korçari, përkatësisht 77 dhe 72 vjeç ishin pasagjerë në mjetin furgon, ku kanë humbur jetën.

Furgoni drejtohej nga Bardhi Prodo, i cili gjithashtu ndërroi jetë në vend. Siç bën me dije për abcnews.al shefi i Zjarrfikëses së Dropullit, Alqi Kosta, viktimat janë dy gra dhe tre burra. Në furgon sipas tij ishin gjithsej pesë persona, katër pasagjerë dhe shoferi, të cilët kanë vdekur të gjithë.

Dy prej viktimave janë zënë poshtë nga furgoni duke mos pasur asnjë shans, ndërsa tre të tjerët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të traumave të pësuara.

Dëshmitarë të aksidentit u bënë mjaft udhëtarë të rrugës Gjirokastër-Sarandë, një ndër më të frekuentuarat gjatë kësaj periudhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here