Tetë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, një shifër që nuk regjistrohej prej muajve të pranverës në pikun e pandemisë në vendin tonë, ndërsa rastet e reja vijojnë të mbeten të larta.
Mes viktima ka edhe një 33 vjeçar nga Tirana dhe një 49 vjeçare nga Fieri. Pjesa tjetër e tyre janë mbi 60 vjeç. Gjysma e personave që kanë humbur jetën janë nga Tirana.
Ndërkohë, numri i rasteve të reja është 768 nga rreth 5 mijë testime të kryera në 24 orët e fundit. Në spital ndodhen të shtruar 217 pacientë, 23 prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 5005 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 768 qytetarë, në këto bashki:
267 raste në Tiranë, 76 në Fier, 49 në Shkodër, 41 në Durrës, 34 në Vlorë, 28 në Elbasan, 24 në Berat, 19 në Mallakastër, 18 në Krujë, nga 17 raste në Kamëz, Korçë, 16 në Kukës, 15 në Kuçovë, 14 në Gjirokastër, nga 13 raste në Lezhë, Kurbin, Sarandë, 10 në Dimal, 8 në Pogradec, 7 në Dibër, 6 në Kavajë, nga 5 raste në Malësi e Madhe, Vorë, Skrapar, Poliçan, Peqin, nga 4 raste në Cerrik, Libohovë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Pukë, Devoll, nga 2 raste në Gramsh, Kolonjë, Memaliaj, Himarë, Has, Mirditë, nga 1 rast në Tropojë, Rrogozhinë, Mat, Divjakë, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Tepelenë, Librazhd.
Janë 12,257 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 217 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 8 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 33-77 vjeç, 1 qytetare 49 vjeçe nga Fieri, 1 qytetare 62 vjeçe nga Shkodra, 1 qytetar 70 vjeç nga Lushnja, 1 qytetar 85 vjeç nga Vlora.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 986 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 150,998 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (23 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 768
Të shëruar në 24 orë 986
Të shtruar në spitale 217
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 5005
Testime totale 1,171,445
Raste pozitive 165,864
Raste të shëruara 150,998
Raste Aktive 12,257
Humbje jete 2,609
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5454
Shkodër 1138
Durrës 1105
Fier 1132
Vlorë 689
Elbasan 623
Lezhë 542
Berat 487
Kukës 304
Korçë 296
Gjirokastër 255
Dibër 232