Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24-orësh në lidhje me situatën me pandeminë COVID-19.
Sipas MSH-së, nga të dhënat e IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit të raportuara janë regjistruar 28 të vdekur si pasojë e koronavirusit. Nga 10.321 testime, 920 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Në total numri i rasteve aktive në vend është 24.484
1174 pacientë po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19 në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme.
Sipas raportit nga SHSKUK-ja, 1054 nga ta janë të konfirmuar me COVID-19, 1017 me oksigjenoterapi dhe 79 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në klinikat COVID-19 të QKUK-së në trajtim janë 408 pacientë, 424 të konfirmuar me COVID-19, 368 me okisgjenoterapi.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtruar766 pacientë, 630 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 649 me oksigjenoterapi.
Raporti i plotë:
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 99 pacientë
Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive), 108 pacientë
Klinika Infektive III (Interno), 74 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 91 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19, 22 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 11 paciente
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit, 173 pacientë
Spitali i Gjakovës, 104 pacientë
Spitali i Pejës, 214 pacientë
Spitali i Gjilanit, 118 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 29 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 53 pacientë
Spitali i Ferizajt, 75 pacientë.