Rritet numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit, 6 persona të infektuar me covid, nuk e kanë fituar dot betejën me virusin.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 gjashtë qytetarë: një qytetar nga Gjirokastra 55 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi 62 dhe 71 vjeç, një qytetare nga Puka 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 79 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.”

Edhe numri i të infektuarve vijon të mbetet i lartë. Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 5723 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 942 qytetarë.

“238 raste në Tiranë, 75 raste në Fier, 74 raste në Durrës, 70 raste në Shkodër, 39 raste në Lezhë, 34 raste në Lushnje, 30 raste në Berat, 29 raste në Vlorë, 28 raste në Elbasan, 27 raste në Kavajë, 24 raste në Kukës, 22 raste në Krujë, 19 raste në Sarandë, 17 raste në Kamëz, 14 raste në Malësinë e Madhe, Vorë, 11 raste në Mallakastër, Tepelenë, 10 raste në Vaun e Dejës, Dibër, Patos, Korccë, Pogradec, 8 raste në Has, Shijak, Mat, 7 raste në Pukë, Bulqizë, Gjirokastër, Gramsh, Librazhd, 6 raste në Kurbin, Kuçovë, 5 raste në Roskovec, 4 raste në Fushë-Arrëz, Divjakë, Delvinë, Devoll, Peqin, Prrenjas, 2 raste në Mirditë, Himarë, Maliq, Cërrik, 1 rast në Tropojë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Kolonjë, Dimal, Skrapar, Poliçan.”

Situata në spitale

Janë 12,848 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 206 pacientë, nga të cilët 34 janë në gjendje më të rënduar.

832 të shëruar

Janë shëruar 832 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 144,954 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 942
Të shëruar në 24 orë 832
Të shtruar në spitale 204
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 5723

Testime totale 1,137,276
Raste pozitive 160,365
Raste të shëruara 144,954
Raste Aktive 12,848
Humbje jete 2,563

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5401
Shkodër 1440
Durrës 1147
Fier 1153
Vlorë 801
Lezhë 691
Elbasan 646
Berat 513
Korçë 286
Kukës 283
Gjirokastër 259
Dibër 228