Reshjet e dendura të shiut kanë rritur ndjeshëm nivelin e ujit në lumin Devoll.
Për pasojë, në disa toka bujqësore në afërsi të qytetit të Gramshit, lumi ka dalë nga shtrati duke bërë që të përmbyten disa toka bujqësore.
Sipas informacioneve, përrenjtë që zbersin në lumë kanë prurje maksimale. Në disa fshatra raportohet edhe permbytje të rrugëve nga balta dhe inertet.
Ndërkohë, hidrocentrali i Banjës po shkon drejt kuotës maksimale, por ende nuk ka vend për shkarkime.
Pushteti vendor po mban lidhje me njësitë administrative për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë në rast problematike.
Edhe reparti zjarrfikës ndodhet në gatishmëri të plotë.