U rikthye me shumë buje në shtëpinë e tij, në “Old Traford”, i mjaftuan vetëm 45 minuta lojë për të lënë menjëherë gjurmë tek Man.United. C.Ronaldo bën debutim ëndrrash, zbriti menjëherë në fushë si titullar përballë Newcastle dhe në fundin e pjesës së parë ndoqi mirë aksionin duke treguar instinkt të pastër, nga shumë pranë dërgoi topin në rrjetë.

Tifozët e “djajve të kuq” e prisnin me padurim këtë moment, thuajse të gjithë mban të veshur fanellën e tij me numrin shtatë, duke festuar si të çmendur për gol që e prisnin prej kohësh.

Nuk mjaftoi kaq, teksa fill pas barazimit të Newcastle, Ronaldo bëhet sërish protagonist dhe shënon edhe golin e dytë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here