Ronela Hajati është fituesja e fundit e Festivalit në RTSH.
Në një postim të fundit, duket se këngëtarja po kalon një periudhë shumë të keqe dhe nuk ndihet më optimiste
Me një ‘story’ në llogarinë e saj të “Instagram” që na ka shqetësuar të gjithëve, Ronela ka shprehur disa copëza nga gjendja e saj emocionale, që mesa duket është shumë e ngarkuar.
Ajo ka thënë se, edhe pse, gjatë të gjithë jetës ka qenë pozitive dhe e qeshur, tani ndihet vetëm dhe është në ditët e saj më të këqija.
“Gjatë gjithë jetës time kam qeshur dhe kam qenë optimiste edhe në ditët e mia më të këqija… por tani jam në periudhën më të keqe dhe nuk e keni idenë sa po vuaj, ndërkohë që askujt nuk i intereson për mua. Ndihem shumë vetëm…Nuk e dini se çfarë dikush është duke kaluar”- ka shkruar ajo në “Instastory”.
Ronela është zgjedhur përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision 2022” me këngën “Sekreti”, këngë e cila pati edhe shumë kritika nga artistë të ndryshëm, që mendonin se nuk e kishte potencialin e mjaftueshëm.
Mirëpo, këngëtarja është dukur gjithnjë e pashqetësuar, duke ecur përpara.