TIRANË– Ka nisur me probleme Eurovizioni për Ronela Hajatin. Përfaqësuesja e Shqipërisë duhet të bëjë një ndryshim shumë të madh, atë të koreografisë.
Ekipit shqiptar i është kërkuar të ndryshojë koreografinë pas provave të djeshme pasi konsiderohet sipas tyre si shumë provokative teksa nuk ka ende një reagim zyrtar.
Kjo nuk është pritur mirë nga këngëtarja e cila mërzinë e ka shfaqur në ‘Twitter’. Ajo ka postuar disa fytyra duke qarë në një postim.
Ronela u shpall fituese e Festivalit të RTSH-së me këngën e saj “Sekret” dhe do të performojë e para, natën e parë të Eurovision që do të mbahet këtë vit në Itali.