Një lajm i çuditshëm se një majmun kishte rrahur disa policë ditën e djeshme në Sarandë bëri bujë.

Shumë dyshuan për vërtetësinë e lajmit, pasi ishte në kufijtë e të pabesueshmes. U raportua se majmuni po shëtiste në bregdetin e Sarandës pasi i zoti e kishte lëshuar nga kafazi për të çlodhur këmbët, por për shkak se disa qytetarë e ngatërruan me ari dheu frikësuan, u lajmërua policia bashkiake. Në përpjekje për ta kapur, policët u përballën me një surprizë të pakëndshme, pasi majmuni nisi t’i godasë me shpulla.

Në këto pamje të siguruara nga BW, duket majmuni “boksier” i Sarandës, i cili u bë “armiku kryesor” i bluve të Sarandës dje.