Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Përmet ku një masë shkëmbore ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë mbi një banesë në fshatin Çarçovë. Mësohet se i bllokuar në banesë ka mbetur 25-vjeçari me inicialet Dh. V., të cilit masa shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme. Po ashtu bëhet me dije se policia, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për nxjerrjen e 25-vjeçarit.
Përmet/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në fshatin Çarçovë, një masë shkëmbore ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë në banesën e shtetasit Dh. V., 25 vjeç. Si pasojë, ka mbetur i bllokuar në banesë, 25-vjeçari, të cilit një pjesë e masës shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme dhe i ka pamundësuar lëvizjen.
Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për nxjerrjen e shtetasit Dh. V.