ITALI- Helikopteri i zhdukur nga mëngjesi i sotëm është gjetur mes San Severo dhe Apricena në rajonin e Puglia, fatkeqësisht pa asnjë të mbijetuar. Të shtatë personat që ishin në borg kishin ndërruar jetë të gjithë, përfshirë edhe dy fëmijë të mitur.

Në bord të helikopterit ishin 4 turistë sllovenë të gjithë anëtarë të së njëjtës familje: Bostjan Rigler, 54 vjeç; Jon Rigler 44 vjeç; MatejaCurk Rigler, 44 vjeç; Liza Rigler Liza 13 vjeç. Në bord ishte edhe Maurizio De Girolamo, 64 vjeç, një mjek që po kthehej në shtëpi pas turnit të tij në Tremiti, dhe pilotët Luigi Ippolito dhe Andrea Nardelli.

Helikopteri u nis në orën 9.20 nga Ishujt Tremiti, në zonën e Foggia./Ansa