MALIQ- Një konfilkt në familje ka ndodhur ditën e sotme në Maliq. Mësohet se babai për motive të dobta ka qëlluar me thikë djalin e tij 15 vjeç. I mituri ka përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që babai është shoqëruar në Polici.

Burime nga unifromat blu kanë njoftuar se Shpëtim Çuka ka deklaruar se konflikti me djalin e tij erdhi pasi ai nuk e dëgjonte dhe nuk donte të shkonte në shkollë.

“Me djalin u konfliktova se nuk donte të shkonte në shkollë, unë i thoja ik se vajti ora, ai rrinte në telefon. Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte, nuk donte të shkonte në shkollë. I thashë disa herë dhe më pas kisha një biçak në dorë dhe e godita”, ka deklaruar ai.

Konflikti mes babë e bir që degradoi në përdorimin e thikës ka ndodhur rreth orës 10:45 minuta në fshatin Vreshtas. 15 vjeçari është plagosur në brinjë dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Maliq/Informacion paraprak Rreth orës 10:45, në fshatin Vreshtas, shtetasi Sh. C. ka goditur me mjet prerës (thikë), djalin e tij 15 vjeç, për motive të dobëta. 15-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rezikut për jetën. Shtetasi Sh. C. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave të rastit.