Rritje drastike në 24 orët e fundit, e rasteve me kovid ku pasi janë kryer 7,256 testime, kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1054 qytetarë.
Rastet e reja u gjetën në këto bashki: 303 raste në Tiranë, 157 raste në Shkodër, 60 raste në Durrës, 47 raste në Vlorë, 42 raste në Lezhë, 38 raste në Kavajë, 31 raste në Kurbin, 26 raste në Lushnje, Elbasan, 24 raste në Korçë, 22 raste në Fier, Sarandë, 21 raste në Berat, 17 raste në Gjirokastër, 15 raste Malësi e Madhe, Krujë, 13 raste në Kamëz, Bulqizë, 12 raste në Rrogozhinë, Mat, 11 raste në Peqin, 10 raste në Kukës, 8 raste në Dibër, Divjakë, 7 raste në Himarë, Pogradec, Kuçovë, Prrenjas, 6 raste Vau i Dejës, Patos, Tepelenë, Cërrik, 5 raste në Memaliaj, Dimal, Librazhd, 4 raste në Has, Tropojë, Përmet, Gramsh, 3 raste në Shijak, Konispol, 2 raste në Mirditë, Vorë, 1 rast në Pukë, Fushë-Arrëz, Mallakastër, Selenicë, Këlcyrë, Devoll, Skrapar, Poliçan.
Aktualisht janë 10,088 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 tre gra të moshuara: Një qytetare 78 vjeç nga Kavaja, një qytetare 79 vjeç nga Tirana dhe një qytetare 87 vjeç nga Vlora.
Janë shëruar 469 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,801 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (31 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 1054
Të shëruar në 24 orë 469
Të shtruar në spitale 96
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 7,256
Testime totale 1,047,380
Raste pozitive 146,387
Raste të shëruara 133,801
Raste Aktive 10,088
Humbje jete 2,498
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,638
Shkodër 1,789
Vlorë 908
Durrës 778
Fier 695
Lezhë 567
Elbasan 497
Berat 352
Gjirokastër 281
Korçë 254
Dibër 169
Kukës 160