Vendi ynë po përballet me një rritje të numrave të të infektuarve me Covid-19 që pas konfirmimit të variantit Delta në Shqipëri.

News24 raporton se spitali Infektivit është mbushur dhe se po bëhet përgatitjet për të hapur Covid 3, ish kirurgjia.

Spitali Infektiv ose Covid1 ka mbi 100 të shtruar, ndërsa kapaciteti është 120 shtretër.

Dje Silva Bino u shpreh se mes të infektuarve ka nga ata që janë infektuar për herë të dytë, apo edhe persona të vaksinuar.

Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit ishin shënuar 844 raste të reja dhe 3 viktima.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here