UEFA ka anuluar finalen e Champions League që ishte parashikuar të luhej në Shën Petersgurg.

Pas pushtimit rus në Ukrainë, UEFA ka vendosur që finalja e Ligës së Kampioneve të luhet në Francë. Finalja ishte parashikuar të luhej në qytetin e lindjes së Putin.

Vendimi u mor sot pas mbledhjes në një takim urgjent të drejtuesve të UEFA-s, ku u vendos që finalja të luhet në “Stade de France”.

Rusia dhe Ukraina kishin parashikuar të luanin një ndeshje “playoff” të Kupës së Botës në mars, por FIFA tha se situata do të monitorohet dhe se ndeshjet e dy ekipeve të luhen në tokë neutrale.