Një grua 4 muajshe shtatzënë ka ndërruar jetë në spitalin infektiv pasi ka qenë e infektuar nga Covid.
Mësohet se e ndjera ka qëndruar në shtëpi derisa 90% e mushkërive ishte e prekur dhe vetëm kur ishte tepër e rënduar ka shkuar në spital
Veç gruas, edhe fëmija nuk ka mundur të mbijetojë.
Bëhet me dije se e ndjera kishte qëndruar në reanimacion prej 2 ditësh dhe fatkeqësiht nuk ka mundur të fitojë betejën duke ndërruar jetë ditën e djeshme.