Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’ Milan dhe Inter do të kenë një stadium të ri ku do të zhvillojnë ndeshjet e tyre duke nisur që nga viti 2027.

Stadiumi i Milanos do të jetë ai i projektuar nga studio Populous, e njohur më mirë si Katedralja, e frymëzuar nga Duomo dhe Galleria Vittorio Emanuele II. Ky projekt kishte muaj që ishte në avantazh ndaj projektit “Anelli” të Manica-Sportium. Në orët në vijim, ose të paktën para Krishtlindjeve do të vijë edhe lajmi zyrtar.

Populous ka projektuar më shumë se 1000 stadiume, duke përfshirë Uembley-n e ri dhe stadiumin e ri të Tottenham. Tani mbetet vetëm të kuptojmë se cili do të jetë fundi i San Siros. Ekziston hipoteza se ajo do të prishet pjesërisht pas Lojërave Olimpike Dimërore 2026, ngjarje që do të zhvillohet në këtë impiant, për t’u shndërruar në një “distrikt sportiv dhe tregtar”.