Kapet në flagrancë 46-vjeçari teksa transportonte 11 emigrantë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë kapin dhe arrestojnë shtetasin Gj. Sh., 46 vjeç, banues në Shkodër.

Ky I fundit transportonte 11 emigrantët, në një automjet furgon, për të kaluar kufirin ilegalisht , kundrejt fitimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.