E gjitha për shkak të batutës së bërë nga aktori i humorit Ermal Mamaqi, që ishte ftuar disa ditë më parë për një darkë me banorët e tjerë.
Këngëtarja Beatrix Ramosaj nuk pranoi që të shkonte mbrëmë për darkë në shtëpinë e “Big Brother VIP” për të dashurin e saj, aktorin Donald Veshaj. E gjitha për shkak të batutës së bërë nga aktori i humorit Ermal Mamaqi, që ishte ftuar disa ditë më parë për një darkë me banorët e tjerë. Mesa duket i ndjerë në faj nga situata e krijuar për shkak të batutës së tij, Ermali i ka dërguar një mesazh publik Beatrixës, ku i sqaron se e gjitha ka qenë në kuadrin e shakasë. Duke i bërë kështu thirrje publike që të shkonte për të mbështetur të dashurin e saj.





