Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken beson se Ukraina do të arrijë ta thyejë Rusinë në luftë me kalimin e kohës. Shefi i diplomacisë përmendi se nuk është i bindur se për sa kohë do të zgjasë lufta mes dy vendeve, por theksoi se triumfi i forcave ukrainase është i pashmangshëm.

“Pesha e ushtrisë ruse tejkalon kapacitetin e Ukrainës. Por, kalimin e kohës, do të bëhet e qartë se Moska nuk mund të shtypë dhe nëpërkëmbë vullnetin e një populli. Nëse ky është qëllimi i Rusisë për të rrëzuar qeverinë ukrainase dhe të instalojë një regjim kukull, 45 milionë ukrainas do ta refuzojnë këtë gjë në një mënyrë ose një tjetër. Gjëja më e keqe është se ky konflikt u armatosur mund të përshkallëzohet edhe më shumë”, tha shefi i diplomacisë amerikane Blinken.