ANGLI- Ndeshja Tottenham-Marseille, e vlefshme për javën e parë të Champions League, është karakterizuar nga përplasje të dhunshme pas ndeshjes, ku dy tifozërit u përleshën brenda stadiumit.
Skena të dhunshme, me tifozë francezë që gjuanin me mjete piroteknike ndaj tifozëve anglezë dhe nisën të grisnin pankartat. Policia u detyrua të përdorte gaz lotsjellës për të qetësuar një situatë që po nxehej.

Agjentët më në fund rrethuan tifozët e Marseille dhe i mbajtën në tribuna pas përfundimit të ndeshjes, ndërsa tifozët e Tottenham u larguan nga stadiumi. Pesë francezë u arrestuan. Ndërkohë në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë shumë video në lidhje me ngjarjen, me shumë përdorues të indinjuar nga sjellja e fansave francezë. Pas shumë ngjarjeve fatkeqe që ndodhën në stadiumet e Ligue 1 gjatë sezonit të kaluar, ky padyshim nuk është një fillim i mirë…