ZVICËR– Reperi Viktor Paloka, i njohur me emrin e artit “Unikkatil” ka mbajtur koncert në qytetin Lausanne të Zvicrës. Gjatë kohës që reperi ishte duke performuar, disa persona kanë filluar një sherr me njëri-tjetrin ndërkohë që konfrontimi vazhdoi edhe jashtë objektit.

Koncerti vjen pak ditë pas publikimit të këngës “Po eci” që shënoi dhe rikthimin e tij në muzikë pas një pauze dy vjeçare.