Një plagosje me thikë ka ndodhur në Mat mes dy të miturve. Mësohet se një 14-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me thikë një 17-vjeçar.

17-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, 14-vjeçari është shoqëruar në Polici.

“Rreth orës 08.40, në fshatin Zenisht, Burrel pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas i mitur 14 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E.L., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.