Denis Bardhi 26 vjeç, është vënë në pranga, pasi ka goditur me grushte një 63-vjeçar dhe e ka kanosur me mjet prerës.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta mes dy personave. Policia e Elbasanit njofton se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Menjëherë pas njoftimit për një konflikt ndërmjet 2 shtetasve, në lagjen “Haxhias”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit përgjegjës.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, të kryer në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i këtij konflikti dhe u arrestua në flagrancë shtetasi D. B., 26 vjeç, banues në Elbasan.

26-vjeçari, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me shtetasin P. S., 63 vjeç, e ka goditur atë me grushte dhe e ka kanosur me mjet prerës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.