Sherr mes të rinjve në lokal në Orikum, qëllohet 10 herë me armë drejt të riut.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, është plagosur Sildi Velaj, 29 vjeç.

Ndërsa, i dyshuari si autor i ngjarjes është shtetasi Qerim Bello.

“Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Q. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.