Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Britaninë e Madhe, ku një çift është sulmuar për vdekje nga një ushtar, për shkak të një vendi parkimi.

Gjithçka ka nisur pas rindërtimit të lagjes ku ish-ushtari Collin Reeves dhe Stephen dhe Jennifer Chappel jetonin, pasi ndërtimet e reja sollën konflikte mbi parkingjet e caktuara. Reevens ishte konfliktuar disa herë me çiftin, me pretendimin se ata zinin zonën e tij të parkimit, deri sa në një natë ai vendosi t’i vriste. Ai kaloi fshehurazi gardhin dhe hyri në shtëpinë e fqinjëve të tij duke mbajtur një thikë në dorë.

Ai hapi derën e pasme të shtëpisë, dhe aty gjeti zonjën Chapple, 33 vjeç, në kuzhinë duke e kapur në befasi dhe duke e gjuajtur disa herë me thikë në trup. Plagët rezultuan fatale dhe gruaja vdiq në vend.

Pasi dëgjoi të bërtiturat e gruas, bashkëshorti i saj shkoi në kuzhinë, por Collin lëvizi me shpejtësi duke e goditur dhe atë plot 8 herë me thikë. Gjatë kë kësaj kohe fëmijët e mitur të çiftit po flinin në kati ne dytë të shtëpisë, dhe kuptuan çfarë kishte ndodhur vetëm pasi në shtëpinë e tyre shkoi policia.

Pasi kreu krimin, ish-ushtari kaloi përsëri gardhin dhe u kthye në shtëpinë e tij, nga ku lajmëroi policinë për t’i thënë se kishte vrarë fqinjët e tij.

Ngjarja shokoi banorët e lagjes, të cilët treguan se mund të ishte parandaluar për shkak se disa ditë më parë Collin kishte sulmuar sërish gruan duke e goditur në fytyrë dhe e kishte paralajmëruar se do e vriste.