VoxNews ka siguruar videon, në të cilin shihet momenti kur shqiptari tenton t’i shpëtojë policisë, në një zonë të Athinës, dhe përplas një kalimtar, makinën e policisë dhe një tjetër mjet të parkuar.
Më pas dëgjohen të shtënat e policisë drejt gomave të mjetit të tij për ta neutralizuar.
Ndjekja ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qendër të Athinës, duke shkaktuar shqetësim të madh tek të gjithë ata që ndodheshin në vendngjarje.




