TIRANË- Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Petri Bozon, regjisorin që përplasi për vdekje me automjet një 7-vjeçarin në aksin nacional Elbasan-Librazhd.
Konkretisht aksidenti tragjik ndodhi paraditen e 25 majit, ku 7-vjeçari po kalonte rrugën së bashku me nënën e tij, pasi kishin shoqëruar motrën në shkollë.
Petri Bozo ka deklaruar në polici se nuk e kishte vënë re fëmijën edhe pse lëvizte me shpejtësi të ulët. Madje kishte përshëndetur edhe policin para se të godiste për vdekje të miturin





