Alienët mund t’i dërgojnë mesazh Tokës SOT: Shkencëtarët po presin me padurim një përgjigje jashtëtokësore ndaj sinjaleve të radios të transmetuara në hapësirë 40 vjet më parë…
40 vjet më parë që dy astronomë japonezë, Masaki Morimoto dhe Hisashi Hirabayashi, dërguan një sinjal radio drejt një ylli të quajtur Altair, 16.7 vite dritë larg.
Tanimë, një ekip astronomësh në Universitetin e Hyogo-s shpresojnë se më në fund do të marrin përgjigjen që kanë pritur dhe do të provojnë se jeta aliene ekziston.
Ata po pozicionojnë një radio teleskop të madh në qytetin e Saku për të marrë një përgjigje nga çdo planet që rrotullohet rreth Altair, një nga yjet më të ndritshëm në qiellin e natës.
Sot (22 gusht) është konsideruar data më e mundshme për një përgjigje, megjithëse është e paqartë se sa reale janë pritshmëritë e ekipit për të marrë në të vërtetë një përgjigje.
Sipas The Asahi Shimbun, 22 gushti është konsideruar si data më e mundshme për një përgjigje pasi është dita e shtatë e muajit të shtatë hënor të kalendarit tradicional japonez hënor.
Narusawa ka theksuar se ekzoplanetët (planetë jashtë sistemit tonë diellor) po zbulohen vazhdimisht dhe mendohet se ekzistojnë miliarda të tjerë.