VLORË- Flakët e zjarrit kanë përfshirë një magazinë që ndodhet pranë gjimnazit “Halim Xhelo”, në Vlorë. Pronarët e magazinës thanë se nuk janë në dijeni të shkaqeve, dhe se ambienti ka qenë i mbyllur. Dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa raportohet për dëme të shumta materiale. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

https://youtu.be/g6CN6nTYXRk
Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në magazinën në pronësi të shtetasit R. Sh.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.