Greqi- Shoferi i përplas makinën 2 miion euro Ronaldos.

Cristiano Ronaldon aktualisht po pushon me familjen e tij në Mallorca. Një nga makinat e tij, “Bugatti Veyron”, u përfshi në një aksident rrugor pranë Mallorca dhe u dëmtua rëndë.

Siç raporton tabloidi “Ultima Hora”, makina është përplasur në portën e hyrjes së një klubi për arsye ende të panjohura. “Bugatti Veyron”, 1200 kuaj fuqi, e aftë të shkojë nga 0 në 100 km në vetëm 2.8 sekonda dhe me një shpejtësi maksimale prej 410 km/h, pësoi dëmtime të rënda në pjesën e përparme.

Who Crashed Ronaldo’s £1.7M Bugatti Veyron? Football Player On Vacation Protected By His Bodyguards Nixolympia News

Dëmtime serioze janë shkaktuar edhe në një depozitë butani që ndodhej në afërsi të ndërtesës, me të cilën u përplas automjeti luksoz. Mister mbetet kush ishte në timon në momentin e aksidentit.

Në fakt, Cristiano Ronaldo nuk ishte duke vozitur, por një nga punonjësit e tij, që mbetet ende i panjohur. Shoferi ka humbur kontrollin e mjetit me vlerë pak më shumë se 2 milionë euro.

Ky “Bugatti Veyron” u ble nga kampioni portugez në vitin 2016, pas fitores së Kampionatit Europian. Askush nuk u lëndua nga aksidenti, fatmirësisht, ndërsa oficerët e policisë janë duke rindërtuar ngjarjen dhe hulumtuar shkaqet e asaj që ndodhi.