DURRËS- Aksident në Durrës. Drejtuesja e mjetit humb kontrollin, mjeti përfundon në dyqan.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 16. Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur në hyrjen e një dyqani pranë “Hysen Myshketa” në qytetin bregdetar.

Mjeti drejtohej nga një shofere e cila ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur në hyrjen e një dyqani që shet rroba. Në vendngjarje mbërriti patrulla e policisë dhe kreu veprimet e rastit. Paraprakisht mësohet se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar.