Pronari i një lokali në Tiranë në afërsi të “21 Dhjetorit” është shpallur në kërkim nga policia.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se 38-vjeçari ka dhunuar me sende të forta një punonjëse të OSHEE-së e cila kishte shkuar për të parë sahatin e dritave.

37-vjeçarja është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit S. C., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, me datë 25.04,2025, rreth orës 13:00, dyshohet se ka goditur me sende të forta për shkak të detyrës shtetasen R. H., 37 vjeçe (punonjëse e OSHEE-s) e cila kishte shkuar për të parë sahatin e dritave në lokalin që 38-vjeçari posedon në rrugën ‘’Artan Lenja’’.

Si pasojë është dëmtuar 37-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.