Berat- Një bombul gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në fshatin Orizaj në Berat.
Sipas burimeve 7 anëtarët e familjes ndodheshin brenda ndërtesës në momentin e shpërthimit .Kjo bombul ndodhej në dhomën përbri banesës, të cilën familja e përdorte si dhomë gatimi.
Në momentin e shpërthimit ,flakët janë përhapur me shpejtësi dhe e gjithë familja ka dalë menjeherë jashtë.
Kanë lajmëruar zjarrfiksen , ku këta të fundit në mënyrë të menjëhershme vendosën në kontrroll flakët ,e I shuan.
Dhoma ku ndodhej bombula u shkatërrua plotësisht, ndërkohë që edhe dhomat ngjitur pësuan dëmtime. Megjithatë fatmirësisht asnjë pjesëtar I familjes nuk ka pësuar dëmtime.





