Një shpërthimi i fuqishëm ka tronditur kryeqytetin pak pas mesnate. Bëhet e ditur se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 12:15 të kësaj të mërkure.
Nga informacionet paraprake mësohet se lënda plasëse i është vendosur një biznesi në sheshin Wilson. Gjithashtu thuhet se si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në biznesin që ishte një dyqan për shitjen e produkteve të kozmetikës.
Zhurma e shpërthimit ka qenë tepër e fortë, duke u dëgjuar në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Njëkohësisht njoftohet se policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorëve.