TIRANË- Një shpërthim ka ndodhur pasditen e sotme në një pikë karburanti në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Bardhyl’.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi Miklovan Çollaku, (menaxher) dhe shtetasi Myrti Kadiu (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia po punon për hetimin e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.11.2023, rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, gjatë kohës që ka qenë duke u funizuar një karburant me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi M. K. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





