LUSHNJE- Kjo natë e ndërrimit të viteve nuk po kalon qetë në Lushnje, pasi për herë të dytë iu është vënë lëndë plasëse një banese.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në banesën e Altin Lamçes. Po në këtë banesë u vu lëndë plasëse më 2 nëntor. Në momentin e shpërthimit në banesë ishin 5 pjestarët e familjes, mirëpo për fat të mirë nuk janë lënduar.

Hera e parë ka qenë vetëm 2 muaj më parë, në 1 nëntor 2022, ku iu vu tritoli në oborr ku pati dëmtime makina e parkuar dhe u thyen xhamat e shtëpisë.

Nuk dihet nëse nga shpërthimi ka pasur të lënduar apo dëme materiale.

NJOFTIMI I POLICISE: Rreth orës 18:30, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në dy automjetet e parkuara. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.