Ngjarje e rëndë në Itali. Një përplasje me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Triestes, në Itali.

Sipas mediave italiane 8 persona janë plagosur nga të shtënat afër një lokali.

Deri tani raportohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje midis grupeve të punëtorëve të huaj, kosovarë dhe shqiptarë. Sipas disa burimeve të shtënat erdhën si rezultat i mosmarrëveshjeve pikërisht për çështjet e punësimit.

Gjithçka nisi me një zënkë të vogël, dhe më pas sulmuan njëri-tjetrin me hekura dhe atëherë dikush nxorri armën dhe qëlloi disa herë. Mësohet se njëri prej personave të plagosur është në gjendje të rëndë.

Zona u mbyll nga policia, ndërkohë që në vendngjarje janë policia, karabinierët, policia financiare dhe ambulanca.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here