ANGLI- Shqiptarët që po protestojnë në “Westminister Bridge” janë zhvendosur tashmë në sheshin e Parlamentit, ku siç shihet edhe në foto dy prej tyre janë ngjitur te statuja e ish-kryeministrit britanik Winston Churchill dhe po valvisin falmurin shqiptar dhe britanik. Ndërsa dhjetëra të tjera mbajnë pankarta në duar dhe flamuj kuq e zi.

Protesta e organizaur sot nga shqiptarët në Britani vjen pas deklaratave të bëra disa ditë më parë nga nga Sekretarja e Brendhsme e Britanisë së Madhe Suella Braverman e cila tha se emigrantët e paligjshmë shqiptarë që vijnë në Britani përmes kanalit të ‘La Manshit’ kanë ‘pushtuar’ Britaninë dhe duhet ndryshuar procedura e kthimit. Ata u mblodhën rreth orës 11:00 Westminster Bridge, afër parlamentit britanik ndërsa numri i të pranishmëve sa vjen e shtohet. Shqiptarët kanë zgjedhur të protesojnë me këngë e valle popullore si dhe të veshur me ngjyrat e flamurit Kuq e Zi dhe me plisa në kokë.