Policia e Sigurisë së Kalamatës ka mbërritur në gjurmët e autorëve të krimit të rëndë me viktimë, një fermer 31-vjeçar nga Shqipëria, i cili u gjet i varrosur në plazhin e Kartelës në Kyparisia.
Bëhet fjalë për një shqiptar 30-vjeçar dhe një greke 30-vjeçare, ndërsa në kërkim është bashkëpunëtor një tjetër 24-vjeçar rom. Sipas të dhënave të marra nga hetimi policor, motivi i autorëve ka qenë grabitja.
Në veçanti, viktima dhe autorët dyshohet se po argëtoheshin mbrëmjen e së dielës në një lokal në Kyparisia. Sipas të njëjtave informacione, viktima dyshohet se ka pasur në posedim një shumë të madhe parash, që arrin në 10 mijë euro.
Autorët duket se e kanë kuptuar këtë dhe kur grupi ka dalë nga lokali, e kanë çuar 31-vjeçarin në plazhin e Kartelës, ku e kanë goditur disa herë me një send metalik në kokë, duke e vrarë. Më pas ata e varrosën trupin në rërë për të fshehur veprën e tyre.
Që në momentet e para policia ka futur disa persona dhe ka marrë deklarime dhe më në fund ka arritur në identifikimin dhe gjurmët e autorëve.




